Ndërlidhjet

JERUSALEM


Tanket izraelite sot sërish hynë në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor, dhe i zgjëruan patrullimet në Ramallah dhe Tulkarem.
Ushtria izraelite njoftoi se operacionet janë rutinore.
Lideri palestinez Yasser Arafat tha se kjo është pjesë e luftës kundër paqes që ai e kishte nënshkruar me ish kryeministrin izraelit Jicak Rabin.
“Izraelitët disa herë kanë thënë se marrëveshja e Oslos është e vdekur, andaj u bëj thirrje amerikanëve, rusëve, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara që të ndërhyjnë”, tha Arafat.
XS
SM
MD
LG