Ndërlidhjet

BEOGRAD


Me kërkesë të Tribunalit të Hagës, ekspertë nga Univerziteti i Harvardit kanë përgatitur një studim për nacionalizmin serb në shekullin 20, që Këshilli gjyqësor në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit të njihet me kontekstin historik të ngjarjeve, siç ka thënë Florens Hartman, zëdhënësja e kryeprokurores.
Siç transmetojnë mediat e Beogradit, në raportin e ekspertëve, veç tjerash përkujtohet “Naçertania” e Ilia Garashaninit dhe studime në të cilat thuhet se ushtria serbe që nga luftërat Ballkanike përpiqej të ndryshojë përbërjen etnike të rajonit që ti bashkonte më lehtë Kosovën shetit serb.
Autori i raportit konstaton se “me krijimin e shtetit shqiptar, popullatë e rëndësishme shqiptare mbeti jashtë kufijve të shtetit kombëtar që do të hapte vatër krize në rajon në shekullin 20”.
XS
SM
MD
LG