Ndërlidhjet

NJU DELHI/ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf ka thënë se beson që gjasat për luftë me Indinë janë minimale, ndërkohë që ofenziva diplomatike që i prijnë Shtetet e Bashkuara për pashitjen e krizës midis rivalëve me armatim bërthamor, ka vërejtur “shenja progresi”.
Zyrtari i lartë amerikan, Richard Armitage,i cili vizitoi këto ditë Islamabadin dhe Nju Delhin, tha se presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf është i gatshëm të hyjë në dialog për çështjen e gjithanëshme të Kashmirit.
Ndërkohë njohtohet se artileria pakistaneze ka shkatërruar një pyrg televiziv në Kashmirin e administruar nga India, kurse separatistë të dyshuar kashmirian kanë vrarë katër civilë në rajonin e kontestuar.
XS
SM
MD
LG