Ndërlidhjet

BAGRAM/AFGANISTAN


Zyrtarët e armatës së Shteteve të Bashkuara njoftuan se kanë gjetur gjurmë të gazit nervor në bazën ushtarake në Uzbekistan që tani shfrytëzohet nga forcat amerikane, të cilat mbështesin fushatën anti-terroriste në Afganistan.
Koloneli amerikan, Roger King ka thënë se gjurmët e gazit vijnë nga toka që sinjalizon se janë liruar nga deponime armësh kimike gjatë periudhës Sovjetike në bazën Karshi Khanabaz.
Dy nga tre lokacionet ndodhen në rajone të sigurisë së lartë përfshirë edhe pjesën e një baze që e shfrytëzojnë si shtab oficerët e lartë ushtarakë amerikanë.
Koloneli ka thënë se nuk janë vërejtur kurrfarë shenja ekspozimi tek asnjë ushtar amerikan.
XS
SM
MD
LG