Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palsetinez, Yasser Arafat kumtoi ristrukturimin e kabinetit të tij dhe ka emëruar gjeneralin Abdel Razzaq al Yaha ministër të ri të Brendëshëm për të mbikëqyrur forcat palestineze të sigurisë, post ky që e mbante vetë Arafati që nga themelimi i Autoritetit palestinez para 8 vitesh.
Ndryshimet janë bërë në prak të takimit në Uashington midis kryeministrit izraelit Ariel Sharon dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush.
Arafat u gjend nën presion të shtuar si nga Izraeli ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara që të reformojë kabinetin e tij dhe të rishikojë forcat e sigurisë me qëllim të parandalimit të dhunës kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG