Ndërlidhjet

RAMALLAH


Tanket dhe trupat izraelite e rrethuan sot selinë e liderit palestinez Yasser Arafat në Ramallah të Bregut perëndimor.
Burime ushtarake izraelite njoftuan se ushtria nuk planifikon të hyjë brenda, por vetëm “të parandalojë largimin e terroristëve prej atje”.
Ushtria izraelite tha se së paku 9 militantë palestinezë janë arrestuar gjatë inkursionit të sotëm në Ramallah.
Operacioni ushtarak u bë në prag të takimit të sotëm të kryeministrit Ariel Sharon me presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush.
XS
SM
MD
LG