Ndërlidhjet

BAGRAM/AFGANISTAN


Tre ushtarë amerikanë kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani transportues ushtarak të Shtetetve të Bashkuara në Afganistan, kurse 7 të tjerë kanë shpëtuar me lëndime të vogla.
“Një aeroplan ushtarak amerikan u rrëzua fill pas fluturimit nga baza ajrore afër Bande Sardeh Dam, në jug-lindje të Gardezit në provincën Paktia, por nuk duket që aeroplani të jetë rrëzuar nga zjarr armiqësor, tha zëdhënësi i forcës, koloneli Roger King në Bagram.
Një ekip është nisur për në Afganistan që të hetojë shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.
XS
SM
MD
LG