Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld bisedoi në Islamabad me udhëheqjen e Pakistanit, në përpjekjet për uljen e tensionimeve midis rivalëve, Indisë dhe Pakistanin, lidhur me Kashmirin.
Duke folur për rolin e Shteteve të Bashkuara për arritjen e paqës në Azinë jugore, Rumsfeld tha:
“Nuk ka shkop magjik në këte botë. Në analizën e fundit, popujt, vendet shtjellojnë problemet e veta. Ata mund ta bëjnë këte me ca ndihmë që është në disponim”, tha Rumsfeld.
Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova të drejtëpërdrejta që militantë al Kaidas të operojnë në rajonin problematik të Kashmirit.
Ministri i jashtëm i Pakistanit, Abdul Satar lidhur me zgjidhjen e tensionimeve tha:
“Zgjidhja e çështjes së Kashmirit konform parimeve të drejtësisë dhe ligjit ndërkombëtar do të siguronte vendosjen e paqës së qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Pakistanit dhe Indisë”.
XS
SM
MD
LG