Ndërlidhjet

STOKHOLM


Instituti ndërkombëtar për hulumtime paqësore thotë në një raport se vitin e kaluar shpenzimet ushtarake në botë u rritën dy përqind, por duhet të jenë edhe më të mëdha, nëse përfshihen edhe shpenzimet e shkaktuara nga sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.
Shpenzimet globale ushtarake vitin e kaluar llogariten të kenë kapur 2.6 përqind të bruto prodhimit botëror, dhe me gjasë do të reduktojnë rritjen ekonomike botërore në tereme afatagjata.
Insitituti thotë se Kina ishte importuesi më i madh i armëve vitin e kaluar, kurse Rusia eksportuesi më i madh.
XS
SM
MD
LG