Ndërlidhjet

VIENË


Në samitin e nëntorit të NATO-s në Pragë, pjesëmarrësit do të definojnë rolin e Aleancës në parandalimin e terrorizmit dhe do të miratojnë “koncepcionin e mbrojtjes kundër terrorizmit ndërkombëtar”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm , George Robertson, në konferencën e Vienës mbi terrorizmin.
“Ka shumë njerëz anembanë kësaj pjese të botës të cilët e dijnë fare mirë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, nëse invesitimet nuk bëhen tash. Pikërisht për këte politikanët duhet të kenë kurajon dhe guximin për të bindur njerëzit se po të mos investojnë tash në mbrojtje, e lënë popullin në zgripc. Prandaj do të duhet bërë zgjedhje e guximshme nga të gjitha vendet e Evropës”, tha Robertson.
Robertson tha se NATO gjithashtu është përqëndruar në mbrojtjen kundër armëve bërthamore, biologjike dhe kimike dhe në rrezikun nga proliferimi.
XS
SM
MD
LG