Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria izraelite fillon punimet për ndërtimin e barrierave defanzive midis Bregut perëndimor dhe Izraelit me qëllim të “parandalimit të infiltrimit të terroristëve palestinezë dhe materialeve shpërthyese në Izrael”, si tha ministri i Mbrojtjes, Binyamin Ben-Elizer.
Autoriteti palestinez e ka kritikuar këte projekt, duke thënë se pjesë të barrierave do të kalojnë përmes tokës së kontrolluar nga palestinezët dhe do të ngushtojë edhe më tej lirinë e qarkullimit të palestinezëve.
Kjo barrierë sigurie eventualisht do të shtrihet
në gjatësi prej 350 kilometrash përgjatë Vijës së Gjelbër, që shënon kufirin midis Izraelit dhe Bregut perëndimor.
XS
SM
MD
LG