Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon dënoi sulmin vetëvrasës me bomba kundër një autobusi në Jerusalemin jugor, që la të vdekur së paku 19 persona e 50 të plagosur.
Ariel Sharon hodhi poshtë formimin e shtetit palestinez, u zotua të luftojë “terrorin palestinez”,siç e quan, e tha në vendin e ngjarjes:
“Këto pamje të tmerrëshme të këtij akti vrastar janë shumë më të fuqishme se çdo fjalë që mund të them. Çfar shteti palestinez synojnë ata? Për çfar shteti palestinez flasin ata? Kjo skenë e tmerrëshme që shohim është vazhdimësi e terrorizmit palestinez që duhet luftuar dhe kjo është ajo që duhet bërë ne” tha kryeministri izraelit.
Përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës njëherë e morën Brigadat e Martirëve al Aksa, pastaj grupi radikal islamik, Hamas.
XS
SM
MD
LG