Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Njëri nga ministrat më të lartë palestinez, Nabil Shaath, ka shfaqur shpresën se presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush do të japë një itinerer për paqë të përherëshme midis Izraelit dhe palestinezëve.
Shaath i ka bërë këto komente mbrëmë në Nju Jork pas takimit me sekretarin e përgjithëshëm të OKB-së, Kofi Annan.
Raportohet se George Bush do të paraqesë së shpejti propozime të freskëta paqësore të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Afërt dhe pritet të propozojë një shtet provizional palestinez në pjesë të Bregut perëndimor, ardhmëria e të cilit do të varej nga reformat e brendëshme.
XS
SM
MD
LG