Ndërlidhjet

GAZA


Zëdhënësi i Hamasit, Mahmoud Zahar tha në Gaza se sulmi vetëvrasës me bomba tregon “vullnetin e popullit palestinez që të çlirojë tokën e vetë”.
“Kjo fletë se vullneti i popullit palestinez për çlirimin e tokës së vetë dhe për arritjen e sovranitetit të vërtetë akoma mbetet i fortë. Të gjitha agresionet izraelite, të gjitha aktivitetet terroriste izraelite kundër popullit rezistues palestinet dështuan të thyejnë vullnetin e palestinezëve. Është fare e thjeshtë-Kjo dilemë mund të zgjidhet nëse Izraeli tërhiqet nga toka jonë”, tha zëdhënësi i Hamasit.
Po sot, burime izraelite dhe palestineze thanë se trupat izraelite vranë një lider të grupit të Xhihadit Islamik, që ishte vrasja e dytë e militantëve të dalluar palestinezë nga forcat izraelite, në dy ditët e fundit.
XS
SM
MD
LG