Ndërlidhjet

DUBAI


Arabia Saudite thotë se gjatë disa muajve të kaluara ka arrestuar 7 persona të ndërlidhur me rrjetin terrorist al Kaida, të cilët planifikonin “sulme me bomba e raketa” brenda Mbretësrisë.
Agjencia shtetërore, Saudi Press, publikon një komunikatë të ministrisë së Brendëshme që thotë se 6 nga të dyshuarit janë sauditë, kurse njëri është sudanez.
Të shtatë të dyshuarit janë akuzuar për planifikim “të ndërmarrjes së sulmeve terroriste kundër instalimeve vitale” në Arabinë Saudite me përdorimin e materjeve shpërthyese dhe raketave tokë-ajër.
XS
SM
MD
LG