Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Izraeli ka thënë se do të ripushtojë pjesë të territorit palestinez në Bregun Perëndimor, dhe do t’i mbajë përderisa do të vazhdojnë sulmet e palestinezëve ndaj izraelitëve.
Pas sulmit të djeshëm terrorist në Jerusalem, qeveria ka vendosur të ndërmarrë hapa ushtarakë kundër Autoritetit Palestinez dhe kundër organizatave terroriste”, tha zëdhënësi i qeverisë izraelite Arie Mekel.
Ministri palestinez Saeb Erekat tha se zotimet e këtilla të qeverisë izraelite tregojnë se kryeministri Ariel Sharon dëshiron të bllokojë çdo lëvizje paqësore.
Sot në mëngjes, trupat izraelite kanë hyrë në qytetet Nablus dhe Kalkilia, ku arrestuan tre militantë të dyshuar palestinezë.
XS
SM
MD
LG