Ndërlidhjet

RAMALLAH


Ministri në kabinetin palestinez, Saeb Erekat, tha se kërcënimet e Izraelit për rimarrjen dhe mbajtjen e pjesëve të territoreve të administruarta nga palestinezët në përgjigje ndaj sulmeve të militantëve, flasin se kryeministri izraelit, Ariel Sharon, dëshiron të blokojë çfardo procesi paqësor.
Ndërkaq ministri palestinez për Informim, Abed Rabbo, duke folur në Rammallah tha:
“Vazhdimi i rrethimeve të rajoneve të banuara me palestinezë dhe pengimi i civilëve palestinezë që të qarkullojnë nga njëri në rajonin tjetër është një shenjë dhe provë e qartë se qeveria e Sharonit nuk synon të marrë pjesë në kurrfarë përpjekje politike dhe paqësore”, tha ministri palestinez.
XS
SM
MD
LG