Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, pritet të shpallë gjatë kësaj jave planet për solucionin e dy shteteve ndaj konfliktit izraelito- palestinez.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellen, duke folur mbrëmë në Uashington lidhur me këto angazhime të presidentit amerikan tha:
“Ne gjithmonë duhet të vazhdojmë të punojmë në drejtim të atij qëllimi për dy shtetet që do të egzistonin pranë e pranë në paqë dhe siguri dhe të mbajmë aty përqëndrimin. Presidenti është duke punuar me disa liderë në rajonin e Lindjes së Afërt, kryeministrin Sharon e të tjerë dhe dëgjon pikëpamjet e tyre. Ai po punon me këshilltarët e tij të lartë dhe ka vazhduar të shkojë tutje në këte çështje dhe, kur do të ketë të thotë më shumë , do ta bëj këte në kohën e duhur”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
XS
SM
MD
LG