Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte ka kërkuar në Parlamentin evropian në Bruksel që Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare të vazhdojnë “të gjitha presionet politike dhe ekonomike” ndaj autoriteteve të Beogradit që ti shtrëngojnë të bashkëpunojnë plotësishtë me Gjykatëm për krime lufte në Hagë.
Del Ponte akuzoi qeverinë jugosllave se “rrefuzon” të lejojë hetimet për varrezat masive në Serbi “prej nga duhet të ekshumohen 600 kufoma”, siç ka theksuar kryeprokurorja.
Del Ponte ka thënë se kjo bëhet me qëllim që të “mbulohen” zyrtarë të lartë të ministrisë së Brendëshme dhe “të mbrohen pjestarë të sajë dhe policisë speciale, të cilët kanë bërë krime gjatë konfliktit në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG