Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë në Uashington, Ari Fleicher, shfaqi tmerrosjen nga dhuna shkallëuese në Lindje të Afërt, por ka ngurruar të kritikojë përgjigjen ushtarake izraelite. “Presidenti e kupton se Izraeli ka të drejtë të mbrojë vetëveten. Derisa Izraeli mbron vetëveten, presidenti kërkon që Izraeli të vazhdojë të kujtojë pasojat e çfardo aksioni”, tha Fleicher.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se është bërë e qartë se kjo nuk është koha e duhur që presidenti George Bush të shpallë planin e tij të shumpritur paqësor për Lindjen e Afërt.
Ai tha se Bush dëshiron të bëjë shpalljen në kohën kur kjo do të ketë ndikim më të madh për sjelljen e paqës në rajon.
XS
SM
MD
LG