Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë thotë se preidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, pret aksion e jo vetëm deklarata verbale nga Autoriteti palestinez i Yasser Arafatit, që të mposhtë sulmet terroriste kundër Izraelit.
Zëdhënësi Ari Fleicher tha se George Bush ka fulur në linjë telefonike me kryeministrin izraelit dhe përpiqet që të gjejë mënyrën për mbështetjen e sigurisë së Izraelit, derisa ofron shpresë për popullin palestinez.
Ndërkohë, sekretari i shtetit, Colin Powell ka diskutuar në vijë telefonike me ministrat e Jashtëm të Jordanit, Egjiptit, dhe Arabisë Saudite që ti nxisë të përmirësojnë prospektet për deklaratën e pritur të Bushit për shtet palestinez. Powell tha se të gjitha palët në rajon duhet të bëjnë gjithë atë që munden për zbrapsjen e sulmeve terroriste ndaj Izraelit.
XS
SM
MD
LG