Ndërlidhjet

"AMERIKA TËRHIQET NGA BOSNJA, POR JO EDHE NGA KOSOVA..."


Analistët amerikanë thonë se është e logjikshme tërheqja e SHBA-ve nga Bosnja, por jo edhe nga Kosova, që është një çështje tjetër.

----------------------------------------------------------------------

Marina Otavej, nga Fondacioni "Karnegi" thotë se kupton frikën nga mundësia që shteti më i fuqishëm në planet të largohet nga Ballkani, por shton ajo droja e tillë është e pa-bazuar:
"Nuk kemi të bëjme më humbjen e interesimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë rajon. Amerika - Ballkanin e konsideron të rëndësishëm ashtu si edhe deri më tash. Mendoj se në këtë çast Amerika ka kuptuar se ka çështje më urgjente. Pasi që Ballkani tash është më stabil, Shtetet e Bashkuara me gjasë dëshirojnë të zvoglojnë angazhimin e tyre atje", thotë Marina Otavej për të shtuar:
"Roli i Shteteve të Bashkuara në Balkan është shumë i rëndësishëm, madje edhe kur është simbolik", konstaton Marina Otavej.
Ndërkaq, Gjon Holsmen, nga Fondacioni "Heritixh" sinjalizon se është e gabuar teza se Uashingtoni ka filluar të humbas interesimin për Ballkanin:
"Kemi të bëjmë me interes nacional amerikan. Mendoj se Ballkani është rajon që i përket qarkut të tretë të interesimit amerikan dhe kurrë as që ka paraqitur më shumë. Ekziston një farë evropeizimi i angazhimeve perendimore në Ballkan. Por, Shtetet e Bashkuara nuk do të braktisin shpejt këtë rajon, pavarrësisht që vendet evropiane do të tregojnë interesim gjithnjë e më të madh për këtë hapësirë", konstaton Xhon Holsmen.
Në konstatimet se Bosnja ka përvojë të keqe nga fillimi i viteve të 90-ta, kur Shtetet e Bashkuara i kishin lënë Evropës iniciativën, Marina Otavej nga Fondacioni "Karnegi" thotë se tash rrethanat janë tjera:
"Në fillim të viteve të 90-ta kishim situatë lufte që kërkonte angazhimin e forcës ushtarake dhe jo vetëm bisedime. Tash gjendja është stabile dhe rrjedhimisht mendoj se evropianët janë të aftë që me praninë dhe angazhimin e tyre të mbajnë stabilitetin", thotë Marina Otavej.
Xhon Holsmen nga Fondacioni "Heritixh" thotë se pohimet sipas të cilave vendet evropiane nuk mund të ballafqohen me sukses me problemet e Ballkanit janë arrogante:
"Nëse këto vende vërtetë angazhohen dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara nuk shoh arsye që evropianët të mos jenë të suksesshëm. Kemi të bëjmë me probleme zhvillimore dhe të stabilizimit. Fakti që vendet ballkanike synojnë t'i bashkohen Unionit Evropian bën që ato mbase të paraqiten si faktorë shumë i rëndësishëm në përballimin e problemeve ballkanike", thotë Xhon Holsmen.
Ndërkaq, në pyetjen nëse zvoglimi i trupave të NATO-s dhe atyre amerikane paraqet rrezik për Ballkanin Xhon Holsmen përgjigjet:
"Nuk mund të bëhet fjalë për tërheqjen amerikane nga Ballkani, por për vënjne e Ballkanit në suazat reale të interesimit të Shteteve të Bashkuara".
Drejtori i sektorit ballkanik të Institutit Amerikan për Paqë, Daniel Server, thotë se fakti që Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me probleme në pjesët tjera të botës nuk do të thotë se do të braktisin Ballkanin:
"Amerikanët do të mbeten të angazhuar në disa çështje kritike. Një prej tyre është Kosova dhe veqanërisht statusi i saj përfundimtar. Një qështje tjetër janë reformat në Beograd. Pra, në çështjet specifike dhe kritike Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara. Çështjet tjera do t'i marrin evropianët".
Botëkuptim të ngjashëm ka edhe Xhon Holsmen nga Fondacioni "Heritixh":
"Mendoj se është e logjikshme tërheqja amerikane nga Bosnja. Por, tërheqja nga Kosova, që është problem tjetër, nuk do të jetë e lehtë. Këtë e dijnë të gjithë. Parimi krejt ose asgjë, që do të thotë angazhim ose tërheqje e plotë amerikane nga Ballkani, është qasje krejtësisht e gabuar".

XS
SM
MD
LG