Ndërlidhjet

BEOGRAD


Gjykata e Beogradit dënoi me 10 vjetë heqje lirie ish shefin e televizionit shtetëror, Dragoljub Milanoviq, për rolin e tij lidhur me vdekjen e 16 punonjësve gjatë bombardimeve të NATO-s.
Gjykata e gjeti përgjegjës Milanoviqin për vdekjen sepse nuk e kishte zbatuar një urdhër për evakuim para goditjes me bombë të objektit në prill të vitit 1999.
NATO pat thënë se objekti ishte cak legjitim sepse televizioni ishte pjesë e makinerisë ushtarake të ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq.
XS
SM
MD
LG