Ndërlidhjet

logo-print

Ndarja dhe rrëmuja ende janë të vrullshme në Kosovë


WASHINGTON POST

Të ulur në një tavolinë anës rrugës, nën diellin e nxehtë, dy serbë janë përqëndruar në drekën e tyre dhe shishen e birrës. Të dy kanë nga një radio marrës, kurse pak më poshtë një rrjetë telash gjemborë e bllokon kalimin mbi urën e Mitrovicës.
Burrat janë anëtarë të “rojeve të Urës”, një bandë serbe, detyra kryesore e së cilës është ndalimi i shqiptarëve që të kalojnë lumin nga jugu i këtij qyteti të ndarë, në veriun e dominuar nga serbët.
Prezenca e tyre e pasfiduar, tre vjet pas marrjes në kontroll të Kosovës nga Kombet e Bashkuara pas tërheqjes së forcave serbe, është një nga shenjat se administrata e Kombeve të Bashkuara ka dështuar të vendosë shtetin ligjor në shumicën e Kosovës dhe të fillojë ndërtimin e një shoqërie multietnike.
Në disa vende ndarjet vazhdojnë të jenë akoma më të dukshme se në Mitrovicë. Rojet e urës janë të pranishëm çdo ditë dhe kanë marë pjesë në sulmet e turrmave ndaj paqeruajtësve të NATO-s.
Për të mos shkaktuar humbje në njerëz, paqeruajtësit dhe policia shpesh herë edhe vetë pësojnë lëndime dhe i evitojnë konfrontimet me grupet armiqësire, sidomos me serbët e qytetit, shumë prej të cilëve i shikojnë Kombet e Bashkuara si një forcë pushtuese.
“ Kombet e Bashkuara po dështojnë të zbatojnë plotësisht mandatin e tyre dhe të vendosin sigurinë në veriun e Mitrovicës”, thotë Robert Curis, përfaqësues rajonal i Qendrës Evropiane për Çështjet e Minoriteteve.
“Kjo po prek komunitetet në të gjithë Kosovën dhe po polarizon grupet e ndryshme etnike”, ka thënë Curis.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkura thonë se qeveria serbe kontribuon në problemet e ndarjes duke financuar ilegalisht një sërë organizatash të veçanta qeveritare në zonat serbe të Kosovës.
“Kjo duhet të marë fund”, ka thënë kryeadministratori i Kosovës Michael Steiner. “ Nuk mund të pranojmë se ka struktura administrative jolegjitime me personelin e tyre të financuar nga Beogradi. Këto struktura paralele kontribuojnë në ndarjen e Kosovës në dysh”, ka thënë Steiner.
Serbia i financon këto institucione, edhe pse e deklaron varfërinë dhe kërkon ndihma nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, thonë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara. Kjo ka nxitur akuzat se republika e re demokratike në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunon me botën e jashtme, ndërkohë që përpiqet të minojë punën e tyre në Kosovë.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara debatojnë se, duke krijuar struktura paralele, qeveria serbe shpreson të konsolidojë ndarjet dhe të komplikojë çdo diskutim të ardhshëm politik që mund t’i japë Kosovës pavarësinë e plotë.
Zëvendëskryeministri serb Nebojsha Çoviç, ka mohuar faktin se Serbia i sponsorizon rojet e urës, agjentët tjerë të sigurimit në Kosovë, apo ata që i ka dërguar si policë civilë.
Grupi Ndërkombëtar i Krizave, në një raport të fundit ka vlerësuar se qeveria serbe shpenzon mbi 50 milion dollarë në vit për strukturat paralele në Kosovë.
Policia e Kombeve të Bashkuara në Mitrovicë ka pranuar se rojet e urës dhe policët civilë të Serbisë, ushtrojnë autoritet më të madh se sa trupat ndërkombëtare në veriun e Kosovës të populluar nga serbët.
“Rojet e Urës e konsiderojnë veten polici lokale dhe për momentin kanë më shumë autoritet se ne. Gangsterët e Urës e kontrollojnë Mitrovicën”, thotë Duncan Patel, komandant i stacionit policor të veriut të Mitrovicës .
Mjeku Pete Karlewic, tha se trupat paqeruajtëse franceze qëndruan dhe nuk bënë asgjë kur ai dhe kolegët e tij u gjendën nën zjarr në 8 prill. “ Ne po punonim në një autoblindë dhe një nga protestuesit shtiu me automatik dhe goditi direkt shoferin”, ka thënë Pete.
Steiner tha se dhënia fund e ndarjeve në Mitrovicë, do të varet përfundimisht nga një marrëveshje politike me qeverinë serbe, e cila duhet t’i japë fund financimeve të agjencive të veta në Kosovë. “


XS
SM
MD
LG