Ndërlidhjet

NË SKENË SËRISH DUKURITË RETROGRADE


N. GRABEZH


Në tekstin me titullin "Sfidimi i mendjes së shëndosh" që është botuar në të përditshmen beogradase "Danas", autorët Desimir Toshiq, Mirko Tepavac, Mihajlo Mihajlov, Zhivorad Kovaqeviq dhe Aleksandër Kovaqeviq sinjalizojnë se në çastin kur para Serbisë hapet rruga drejt integrimeve demokratike evropiane dhe botërore, në opinion duke përfshirë edhe kreun e lart polkitik në formë të zëshme paraqiten tendenca shumë retrograde.
Njëri nga nënshkruesit e apelit Aleksandër Nenadoviq, në këtë temë thotë:
"Paraqitja e ynë e këtillë nuk do të thotë se ne mohojmë ndryshimet që në Serbi janë bërë pas 5 tetorit. Ate që kemi dashur të themi është se ato ndryshime janë kontestuar për shkak të tendencave që mund të rrezikojnë zhvillimin e demokracisë sonë".
Në mesin e këtyre tendencave Nenadoviq apostrofon ekspanzionin e nacionalizmit që sërish paraqitet në skenë megjithë përvojën dhe pasojat e nacionalizmit të Millosheviqit:
"Njerëzit mund të jenë nacionalistë dhe të mendojnë ndryshe. Por, problematike është kur personalitete të njohura krijojnë atmosferë në të cilën bëhet promovimi i të akuzuarve për krime mizore të luftës në hero kombëtarë", thotë Aleksandër Nenadoviq.
Nënshkruesit e apelit thonë se disa aktivistë ideologjiko – politik, madje edhe profesorë universiteti, thuase bëjnë krejt ç'është e mundur për të evituar riorientimin demokratik të Serbisë. Të njejtët në Beograd dhe gjetiu kanë ngrirtur kulte për personalitetet siç janë Radovan Karagjiq dhe Ratko Mladiq.
Në një situatë të tillë vështirë është të shmanget përshtypja se Serbia po ballafaqohet me tendenca pro-fashiste, pohojnë autorët e këtij apeli.
Ata apostrofojnë edhe fenomene tjera brengosëse. Në këtë kontekst, Desimir Toshiq, një nënshkrues tjetër i këtij apeli thotë:
"Ne apelojmë të mendohet pakëz, sepse kur ndodhin fatëkeqësitë ne vajtojmë thuase dikush i ka kurdisur ato. Në fakt armiqët më të mëdhenjë të serbëve janë tash për tash janë kryesisht vetë serbët".
Ndërkaq, duke folur për shkaqet që pushteti i ri në Serbi afirmon dukuri retrograde, Aleksandër Nenadoviq thotë:
"Ata llogarisin se një pjesë e trupit zgjedhor mund të përfitohet përmes kundërvënjes Tribunalit të Hagës, dhe jo përmes bashkëpunimit me te. Kemi të bëjmë me retorikë parazgjedhore, përkatësisht me retorikë që synon ruajtjen dhe eventualisht zgjërimin e pushtetit. Në vend se të orientohemi drejt Evropës, ata që veprojnë kështu bëjnë hap prapa dhe vëjnë në dyshim hyrjen e Serbisë në integrimet evropiane", konkludon Aleksandër Nenadoviq.

XS
SM
MD
LG