Ndërlidhjet

logo-print

ÇANGUREH/IRAN


Ekipet e shpëtimit në Iran i vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit të fuqishëm në veri-perëndim të vendit, që shkaktoi vdekjen e së paku 500 njerëzve.
Mbi 1.500 njerëz janë lënduar nga dridhja e tokës që kishte fuqinë prej 6.3 shkallësh të Rihterit.
Zyrtarët e Kryqit të Kuq kanë njoftuar se mbi 5 mijë shtëpi janë shkatërruar plotësisht, kurse mbi 25 mijë njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.
Në Uashington, presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka ofruar ndihmë humanitare për viktimat e tërmetit në Iran.
“Vuajtjet e njerëzve nuk njohin kufij politikë”, tha presidenti amerikan.
XS
SM
MD
LG