Ndërlidhjet

ZVEÇAN


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq, ka përsëritur se Beogradi nuk është as për ndarjen e Kosovës, as për pavarësinë e saj, duke thënë se “ata që janë për Kosovë të pavarur, ata janë, siç është shprehur, për ndarjen e Serbisë”.
Në një takim me liderë serbë të Kosovës në Zveçan, Çoviq ka thënë se “vështirë se serbët do të dalin në zgjedhjet e ardhëshme vendore nëse nuk do të ketë decentralizim të Kosovës”, sepse sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar nga pjesmarrja e tyre në zgjedhjet e mëparëshme.
Çoviq ka thënë se me decentralizim nuk nënkupton ndarjen e Kososvës, por që qytete të caktuara, sikurse Prishtina përshembëll, të jetë qytet me Kuvend komune në Graçanicë.
XS
SM
MD
LG