Ndërlidhjet

RAMALLAH/QYTETI I GAZËS


Lideri palestinez, Yaseer Arafat u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të intervenojnë shpejtë e të shpëtojnë “situatën eksplozive në rajon dhe të ndalojë agresionin izraelit”.
Arafat ka pritur në Ramallah diplomatë nga mbi 20 vende dhe u ka dhënë “mesazh urgjent” për liderët e tyre.
Ndërkohë, policia palestineze njoftoi se ka arrestuar një numër të pacaktuar anëtarësh të dy grupeve militante, Hamsit dhe Xhihadit Islamik në Brezin e Gazës, të cilët kanë marrë përgjegjësinë për shumicën e bombardimeve vetëvrasëse në Izrael.
XS
SM
MD
LG