Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli dërgoi tanket në Ramalla dhe rrethoi selinë e liderit palestinez Yasser Arafat në kuadrin e strategjisë së re se do të ri-okupojë rajone të adminitruara nga palestinezët derisa të marrin fund sulmet vetëvrasëse me bomba.
“Izraeli do të marrë aksione për vetëmbrojtjen e tij dhe kjo është obligim i parë ndaj qytetarëve të vete dhe e drejta e parë e tij si shtet. Nëse palestinezët nuk do të ndërmarrin aksione për parandalimin e terrorizmit, do t,i ndërmarrë Izraeli ato”, tha në Jerusalem zëdhënësi i qeverisë izraelite, Arthur Lenk.
Forcat izraelite, ndërkohë, vranë 6 palestinezë në Brezin e Gazës me një projektil nga helikopterë, dhe arrestuan10 militantë të dyshuar islamik në Xhenin dhe Hebron.
XS
SM
MD
LG