Ndërlidhjet

ZAGREB


NATO do të mbajë trupat në Ballkan që të ndihmojë për luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar, ndonëse situata politike në rajon përmirësohet, tha sekretari i përgjithëshëm i Aleancës, George Rbertson.
Në një Konferencën për sigurinë në Zagreb, Robertson tha se derisa NATO planifikon që të reduktojë forcat e veta paqëruajtëse në Kosovë dhe në Bosnjë, do të mbajë atje forca të numërta për tu përqëndruar në situanën aktuale të sigurisë.
Robertson tha se sprovat aktuale përfshijnë kontrabandën me njerëz, me armë dhe droga, dhe operacione terroriste që ushqehen nga këto aktivitete.
Ai tha se NATO do të intensifikojë përpjekjet në këto fusha sepse ato janë kruciale për sigurinë në rajon dhe në Evropë si tërësi.
XS
SM
MD
LG