Ndërlidhjet

JERUSALEM


Forcat izraelite hyrën në Ramallah, rrethuan selinë e Yasser Arafatit, vranë 6 palestinezë në Brezin e Gazës, në mesin e tyre dy liderë të shquar të Hamasit dhe arrestuan 10 militantë të dyshuar në Xhenin dhe Hebron.
“Izraeli do të marrë aksione për vetëmbrojtjen e tij dhe kjo është obligim i parë ndaj qytetarëve të vetë dhe e drejta e parë e tij si shtet. Nëse palestinezët nuk do të ndërmarrin aksione për parandalimin e terrorizmit, do t,i ndërmarrë Izraeli ato”, tha në Jerusalem zëdhënësi i qeverisë izraelite, Arthur Lenk.
Në Uashington, presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush pritet së shpejti të mbajë fjalimin e shumpritur për paqë në Lindje të Afërt, ku do të paraqesë edhe itinererin për shtet palestinez.
XS
SM
MD
LG