Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i diplomacisë jugosllave Goran Svillanoviq e ka përshëndetur shkarkimin e mbrëmshëm të kryeshefit të Shtatmadhorisë së ushtrisë, Nebojsha Pavkoviq.
“Shkarkimi i Pavkoviqit është një vendim i mirë”, ka thënë Svillanoviq, duke shtuar se ky akt paraqet vetëm fillimin, dhe jo fundin e ndryshimeve në armatën jugosllave.
Kundër vendimit të këtillë është shprehur kryeministri i Serbisë Zoran Xhingjiq.
“Presidenti Vojisllav Koshtunica do të bartë përgjegjësi për pasojat e këtij vendimi, që e destabilizon prestigjin e vendit”, ka thënë Xhingjiq.
Shtypi i Beogradit sot shkruan se Këshilli i Shtatmadhorisë së Armatës jugosllave, mbrëmë e ka refuzuar vendimin e presidentit për shkarkimin e gjeneralit Nebojsha Pavkoviq.
XS
SM
MD
LG