Ndërlidhjet

logo-print

RRAMALLAH


Vetëm populli palestinez do ta zgjedhë udhëheqësin e tij, ka thënë, Jaser Arafat, pas thirrjes së presidentit amerikan, Xhorxh Bush, për një udhëheqje të re palestineze.
“Presidenti Bush foli për shtetin palestinez dhe zgjedhjet, dhe besojmë se shteti ynë do të jetë demokratik me zgjedhjet e ardhshme” - tha Arafat.
Zyrtarët izraelitë i janë përgjigjur pozitivisht fjalimit të Bushit, duke mbështetur thirrjet e tij për ndërprerjen e dhunës dhe zëvendësimin e udhëheqjes palestineze përmes zgjedhjeve.
“Mendoj se fjalimi i Bushit ka nevojë të detajohet në mënyrë që të përmbushë menjëherë dhe në mënyrë realiste vizionin e vet. Dhe ne duhet të shohim për rrugët si duhet ta bëjmë këtë” - ka nënvizuar ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Peres.
XS
SM
MD
LG