Ndërlidhjet

logo-print

"RRUGA PËR NË JERUSLAEM KALON PËRMES BAGDADIT"


J. DONOVAN



Disa analistë amerikanë besojnë se administrata e presidentit Bush është e vendosur të godasë ushtarakisht Irakun dhe do të tentojë që fitoren ndaj Sadamit Hyseinit ta shfrytëzoj për të imponuar zgjidhjen përfundimtare të konfliktit palestinezë dhe pastaj të kushtëzoj edhe rënjen e regjimeve nga Tripoli e deri në Teheran dhe Damask.
Me këtë ide pajtohet Rejmond Tanter, anëtar i Këshillit për Siguri Kombëtare në administratën e ish - presidentit Ronald Regan:
"Unë besoj se rruga deri në Jerusalem, kalon përmes Bagdadit. Rruga në Teheran dhe Damask, gjithashtu qon përmes Bagdadit. Nëse regjimi në Bagadad përmbyset me forcë, kjo do të jetë dekada e Amerikës në Lindjen e Mesme", thotë Rejmond Tanter.
Disa analistë tjerë thonë se një çasje e tillë do të ishte e rrezikshme.
Por, fjalimi i fundit i presidentit Bush kushtuar zgjidhjes së krizës në Lindjen e Mesme ka bërë që disa analistë të thonë se ky plan paraqet fitore për zotin Ramsfeld, zotin Çejni dhe zotin Volfovic, të cilët kanë kërkuar vënjen në plan të dytë të Jaser Arafatit dhe çasje më të ashpër ndaj regjimeve në Bagdad, Tripoli dhe Damask.
Xhudit Kiper, nga Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare me seli në Uashington në këtë temë thotë:
"Ka botëkuptime në disa qarqe të Uashingtonit se nëse Shtetet e Bashkuara mund të ndrrojnë regjimin në Bagdad kjo do të ndikonte te palestinezët që të miratojnë gjërat që nuk kanë qenë të gatshëm t'i miratojnë deri më tash", thotë Xhudit Kiper.
Dje presidenti i Irakut Sadam Hysein ka ftuar irakianët që të përgatitën për shkallëzimin e asaj që ai e ka quajtur konspiracion amerikano – cionist.
Analisti Rejmond Tanter thotë se intervenimi ushtarak kundër Bagdadit mund të jetë i pashmangshëm nëse ndrrimi i regjimit nuk mund të realizohet përmes formave tjera:
"Administrata është duke ndërmarrë të gjitha aksionet përgatitore për të shfrytëzuar forcën ushtarake para pranverës së vitit 2003, nëse operacionet tjera të kombinuara me masat diplomatike dhe sanksionet ekonomike, nuk rrezulltojnë me ndrrimin e regjimit", thotë Rejmond Tanter.
Disa nga analistët pohojnë se është jo-realiste të pritet mbështetje për sulmet kundër Irakut nga aleatët amerikanë siq janë Arabia Saudite, Egjipti ose Jordania.
Eduard Atkison, ushtarak i lart i pensionuar amerikan thotë se pjesa më e madhe e botës arabe ka mbështetur aksionin ee Shteteve të Bashkuara në Kuvajt, por tash është situatë tjetër:
"Intifada palestineze ka ngritur një farë lloj lojaliteti shpirtëror. Rrjedhimisht, shumica e arabëve janë skeptikë sa u përket pozicionit dhe synimeve amerikane. Tash pas fjalimit shumë pro-izraelitë të presidentit Bush do të jetë edhe më vështirë të sigurohet mbështteja nga vendet arabe", thotë Atkison.
Ai nuk beson se përmbysja e Sadam Hyseinit Uashingtonit do t'i ofronte mundësinë për të ri-rregulluar çështjet në Lindjen e Mesme dhe as për të zgjidhur konfliktin izrealito – palestinez:
"Izraeli ka okupuar Breegun perendimor tash 35 vjet. Ka pasur shumë luftra dhe ne kemi arritur shumë suksese, por edhe dështime. Nuk shoh se situata ka ndryshuar shumë krahasuar me periudhën 35 vjet më parë", konkludon Eduard Atkison.

XS
SM
MD
LG