Ndërlidhjet

KANANASKIS


Udhëheqësit e 7 vendeve më të industrializuara plus Rusinë, të njohur si G8, kanë nisur sot takimin 3 ditor në Kanada, për të diskutuar mbi Lindjen e Mesme, luftën kundër terrorizmit dhe ekonominë globale.
Përpara hapjes së takimit presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ka diskutuar me kryeministrin britanik, Toni Blair, rreth krizës në Lindjen e Mesme.
“Status quo-ja është e papranueshme dhe duhet të jetë e papranueshme edhe për palestinezët. Ata kanë qenë kukulla në lojën e paqes, janë të pashpresë, ekonomia e tyre po hiqet zvarrë, jetët e tyre janë të shkatërruara, pasi udhëheqësit i kanë braktisur ata” - tha Bush
Nga ana tjetër Blair ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me zgjidhjen e këtij konflikti.
“Varet nga palestinezët për të zgjedhur drejtuesit e tyre, por nëse duam të bëjmë përparime ne kemi nevojë për njerëz me të cilët mund të bisedohet dhe që janë serioz rreth bisedimeve për çështjet e sigurisë dhe reformës politike” - tha Blair.
XS
SM
MD
LG