Ndërlidhjet

KALGARI


Liderët botërorë në takimin e grupit G-8 në Kanada, kanë bërë komentime të ndryshme rreth fjalimit të presidentit amerikan George Bush, se palestinezët mund të presin mbështetje për një shtet të pavarur, vetëm me një udhëheqësi të re që “nuk është e komprometuar nga terrorizmi”.
Shumica e liderëve kanë theksuar se palestinezët duhet të jenë të lirë në zgjedhjen e liderit të tyre.
Kryeministri britanik Tony Blair tha se lidershipi i ri palestinez duhet ta hedhë poshtë terrorizmin.
Presidenti francez Jacque Chirac bëri thirrje për një konferencë ndërkombëtare, ku do të diskutohej propozimi i presidentit amerikan.
Kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi tha se planet planet për një konferencë të tillë në të ardhmen kanë dështuar, ngase presidenti Bush këtë nuk e ka përfshirë në fjalimin e tij.
XS
SM
MD
LG