Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, kështu që i lejon aleancës të vazhdojë me planet për reduktimin e pranisë ushtarake, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson.
Gjatë vizitës që sot e bëri në Prishtinë, Robertson e çmoi lart progresin e bërë nga forcat e NATO-s dhe institucionet demokratike të Kosovës.
Reduktimi i trupave të NATO-s nuk do të zvoglojë efektivitetin e tyre, tha Robertson, i cili u takua me kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi, dhe udhëheqësit e lartë të KFOR-it dhe UNMIK-ut.
Pasdite, Robertson shkoi në Maqedoni ku nga zyrtarët e vendit ka kërkuar fushatë të qetë zgjedhore dhe jetësim të marrëveshjes së Ohrit.
XS
SM
MD
LG