Ndërlidhjet

logo-print

KANANASKIS/KANADA


Shumica e liderëve evropianë janë pajtuar se palestinezëve u nevoiten reforma gjithëpërfshirëse, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush,
në margjinat e samitit të grupit G-8 në Kanada.
“Jam shumë i kënaqur me përgjigjen ndaj propozimit tim për Lindjen e Mesme. Përgjigja ishte shumë pozitive, ngase shumica e liderëve evropianë e kanë kuptuar se diçka duhet ndryshuar për të arritur paqen. Duhet filluar me zgjedhjet e lira, kushtetutën e re, transparencën dhe vendosjen e ligjit në mesin e palestinezëve”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Para kësaj, shumica e liderëve në samititn e grupit G-8 në Kanada, thanë se palestinezët duhet të jenë të lirë në zgjedhjen e udhëheqësisë së tyre.
Ndërkohë, në Hebron të Bregut Perëndimor, trupat izraelite kanë shkrepur disa raketa në selinë e sigurimit palestinez. Ushtria izraelite tha se përpiqet të nxjerrë jashtë ndërtesës 15 militantë të dyshuar.
XS
SM
MD
LG