Ndërlidhjet

"TË KUPTUARIT E LIMITEVE TË NATO-s"


WSJ IE



Aleatët duhet të limitojnë rolin e ardhshëm të NATO-s, gjeografikisht dhe politikisht, që zgjërimi me anëtarë të rinjë të mos dobësoj Aleancën Veriatlantike.
Pas zgjërimit të ardhshëm në samitin e Pragës, NATO do të ketë 26 vende anëtare dhe aleatët pas një fluksi të tillë duhet të mendojnë se çfarë dëshirojnë të bëjnë nga Aleanca në vitet e ardhshme sa u përket çështjeve të sigurisë.
Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, veprimet e Amerikës janë më pak se kurrë më parë të ndërlidhura dhe të varrura nga NATO. Nga ana tjetër evropianët janë të shqetësuar nga pa-aftësia për të përmbajtur Shtetet e Bashkuara dhe të frikësuara nga mundësia që Aleanca të humbas relevancën e vet, ndërsa Amerika të trasoj qasje unilateraliste në raport me Irakun dhe Azinë Qendrore.
Në këtë periudhë të dilamave, NATO duhet të mbetet pranë misionit dhe identitetit të vet. Anëtarësia nuk bën të zgjërohet përtej rajonit të Atlantikut të Veriut. T'i japësh NATO-s rol global është e rrezikshme. Duke vepruar kështu Amerika dhe Evropa rrezikojnë ta shëndrrojnë NATO-n në një klub të pafrytshëm politik që kohë pas kohe tubohet sa për të bërë ndonjë foto.
Për të rifituar validitet, NATO, duhet jo vetëm të limitoj dhe kushtëzoj zgjërimin me vendeve që kanë agjenda dhe synime të njejta, por duhet të limitoj edhe rolin e vet që do të konsistonte dhe do të ishte në shërbim të interesave të vendeve anëtare.
Rrjedhimisht, shpresat e pa-baza për anëtarësimin e vendeve të Azisë Qendrore në NATO duhet të hedhen posht. Koncepti i NATO-s si organizatë politike me bazament ushtarak nuk ka funksionuar dhe kjo është hetuar në Kosovë dhe Afgansistan. NATO duhet këthyer konstruktit të vet burimor – pra të jetë e kundërta, përkatësisht organizatë ushtarake me bazament politik.
Në këtë çast amerikanët dhe evropianët nuk pajtohen për shumë gjëra, pavarrësisht që të dy palët kanë qëndrime shumë të afërta strategjike. Rrjedhimisht, si mund të pritet që qëndrime të njeta ndaj problemeve të sigurisë të kenë vendet jashtë këtyre hapësirave?

XS
SM
MD
LG