Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Punonjësit humanitarë në qytetin jugor të Spin Boldakut, vazhdojnë të nxjerrin trupat e pajetë nga rrënojat e depos së armëve që ka shpërthyer dje.
Një punonjës humanitar ka thënë se 5 trupa janë nxjerrë deri tani, ndërkohë që 37 të tjerë janë plagosur. Burimet vendase pohojnë se rreth 30 vetë kanë humbur jetën nga shpëthimi i djeshëm në qytet.
Zëvendës ministri i brendshëm Din Mohamed, ka bërë të ditur se 2 predha kanë goditur sot aeroportin në Kabul, ku janë të vendosura forcat ndërkombëtare, por nuk ka informacione për të plagosur.
XS
SM
MD
LG