Ndërlidhjet

MOORE:"SHQIPËRIA PRET RAUNDIN TJETËR TË ZGJËRIMIT TË NATO-s"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë



* Radio Evropa e Lirë
·

Zoti Mur, liderët e nëntë vendeve kandidate për t'u anëtarësuar në NATO javën e ardhshme takohen në Rigë, para samitit të Pragës. Cilat vende janë favorite sa i përket anëtarësimit në NATO?

·

P. MOORE
Nëse do të më bënit këtë pyetje një vit më parë unë do të thonja se favorit nuk kishte. Por, pas 11 shtatorit gjithë kjo ka ndryshuar. Tash duket se NATO është e gatshme të zgjërohet me një të ashtuquajtur grumbull vendesh, pra të pranoj disa kandidatë, pavarrësisht nëse ato janë të gatshme ose jo. Nëse nisemi nga veriu, me tri vendet baltike, atëherë do të shohim se në këtë aspekt as Rusia më nuk bën probleme. Madje, zoti Putin në rastin e Estonisë ka thënë se kjo është çështje e saj nëse do t'i bashkohen ose jo NATO-s. Sllovenia, Rumania dhe Bullgaria duket se gjithashtu do të sigurojnë anëtarësimin në NATO. Problem është Sllovakia ku së shpejti mbahen zgjedhjet. Amerikanët javën e kaluar e kanë bërë të qart se nëse Vladimir Meçiar bëhet kryeminsitër i ardhshëm i Sllovakisë atëherë nuk ka mundësi që ky vend të pranohet në NATO. Nga ana tjetër edhe Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia dëshirojnë të bëhen anëtare të NATO-s, dhe madje edhe Beogradi, por mendoj se të gjithë atyre u është bërë e qart se ata nuk do të kenë gjasa serioze kësaj rradhe. Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia duhet të përgatiten për raundin tjetër të zgjërimit të NATO-s pas samitit të Pragës.

·

Radio Evropa e Lirë

·

Zoti Mur, disa kërkojnë limitim të rolit të ardhshëm të NATO-s, gjeografikisht dhe politikisht, që zgjërimi mos të dobësoj Aleancën?

* P. MOORE
·

Dilema qëndron në gjetjen e misionit të ri të NATO-s. Henri Kisinxher në librin e tij të fundit pohon se problemi me NATO-n qëndron në faktin se kur ishte më e vogël dhe kur kishte objektiv luftimin e agresionit sovjetik ishte më efektive. Tash ka humbur qartësinë e objektivit dhe duket se do të zgjërohet në përmasat e OSBE-së. Kisinxher thotë se kështu ajo zgjërohet së tepërmi dhe nuk funksionon. Këto çështje duhet të diskutohen dhe zgjidhen nëse fare mund të zgjidhen. Një është gati e sigurt: operacionet e ardhshme nuk do të përfshijnë të gjitha vendet anëtare, por do të veprohet si në Afganistan gjatë vitit të fundit, përmes koalicioneve të vullnetshme, që të përfshihen ata që munden dhe janë të gatshëm të bëjnë një gjë të tillë. Nuk shoh një NATO me 20 ose 30 vende anëtare duke marr pjesë në ndonjë operacion të gjithë përnjëherë.

* Radio Evropa e Lirë
·

Evropianët dhe amerikanët në këtë sferë në të shumtën e rasteve vështirë po pajtohen. Pse?

* P. MOORE
* Nuk jam i sigurt nëse në shumicën e rasteve ata vështirë pajtohen. Kemi të bëjmë me dilemat se si të ballafaqohemi me vendet siç janë Iraku ose Irani. Besoj se askush nuk konteston faktin se Sadami është diktator dhe potencialisht shumë i rrezikshëm. Çështja shtrohet si të ndalet ai? Dallime edhe më shumë ka rreth Iranit, të cilin Shtetet e Bashkuara para së gjithash e shohin si vend që mbështet terrorizmin. Por, në Evropën Perendimore ka disa që mendojnë se ka mundësi që Irani të reformohet dhe në këtë drejtim duhet të inkurajohet....Problemet këtu dalin nga fakti që amerikanët vështrojnë gjërat nga prizmi global, ndërsa evropianët nga prizmi rajonal. Rrjedhimisht, më shumë kemi të bëjmë me perspektiva të ndryshme të vlerësimit të gjërave se sa me dallime interesash.

XS
SM
MD
LG