Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka ngritur një ekip prej 4 vetësh, i cili do të hetojë luftimet në veri të vendit, së paku në rajonet që shtrihen ndërmjet Mazari Sharif dhe Heratit.
Ekipi do të shqyrtojë situatën ushtarake, kushtet sociale dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e trupave të përfshira në luftime.
Kombet e Bashkuara njoftojnë se vetëm javën e kaluar një vendbanim me 150 familje ishte djegur plotësisht në rajonin Sari Pul.
XS
SM
MD
LG