Ndërlidhjet

NJU JORK


Diplomatët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot pritet ti vazhdojnë bisedimet për ti zgjidhur mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara rreth kërkesës së Uashingtonit për imunitetin e amerikanëve nga tribunali i ri i Kombeve të Bashkuara për krime të luftës.
Administrata është kërcënuar me veto ndaj operacioneve paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Bosnje, nëse 14 anëtarët tjerë të Këshillit të Sigurimit e refuzojnë kërkesën.
Raportet thonë se vetoja e Shteteve të Bashkuara ndaj misionit në Bosnje, mund të ndikojë në operacionet tjera paqëruajtëse, si në kufirin midis Irakut dhe Kuvajtit, dhe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG