Ndërlidhjet

SARAJEVË/NJU JORK


Bosnja sot e ka shfaqur brengosjen e saj për gjendjen e sigurisë në të ardhmen pas vetos së Shteteve të Bashkuara në zgjërimin e mandatit të misionit paqëruajtës në Bosnje.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Amir Kapetanoviç shfaqi shpresën, që siç tha, “të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë”, dhe misioni të vazhdohet deri në fund të vitit, ashtu siç ishte planifikuar.
Shtetet e Bashkuara i vunë veto mandatit të misionit, kur Kombet e Bashkuara refuzuan t’u japin imunitetin paqëruajtësve amerikanë nga gjykata e sapothemeluar ndërkombëtare e krimeve.
Ambasadori amerikan John Negroponte tha se vendimi nuk është drejtuar kundër popullatës së Bosnjes.
“Ne vetëm nuk duam të shohim se si paqëruajtësit amerikanë, që rrezikojnë shumë për paqen dhe sigurinë në botë, t’i nënshtrohen jurisdikcionit të gjykatës, në të cilën Shtetet e Bashkuara nuk marrin pjesë”, tha Negroponte.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se ky vendim mund të ndikojë edhe në operacionet paqëruajtëse tjera.
“Bota nuk mund të lejojë një situatë, në të cilën Këshilli i Sigurimit është thellë i përçarë për një çështje kaq të rëndësishme”, tha Annan.
XS
SM
MD
LG