Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


11 vendbanime të pa-autorizuara izraelite sot janë çvendosur nga territoret palestineze, tha ministri izraelit i mbrojtjes Binyamin Ben Eliezer.
Ndërkohë, trupat izraelite e kanë vrarë liderin e grupit militant Hamas, Muhamad al-Taher, i cili akuzohet për orkestrimin e sulmeve vetëvrasëse.
“Terrorizmi duhet të luftohet. Me këtë, ne e ushtrojmë të drejtën tonë pët vetëmbrojtje. Këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen”, tha kryeministri i Izraelit Ariel Sharon.
Vrasjen e pjesëtarit të Hamasit, e dënoi ministri i Autoritetit Palestinez Ghassan Khatib.
“Vazhdimësia e fushatës izraelite të vrasjeve dhe presioneve tjera ndaj popullit palestinez, mund të shkaktojë vetëm reagim të dhunshëm të palestinezëve”, tha Khatib.
XS
SM
MD
LG