Ndërlidhjet

logo-print

UEBERLINGEN


Shërbimet e emergjencës kanë zbuluar 26 kufoma pas përplasjes së mbrëmshme të dy aeroplanëve në shtetin federal gjerman Baden-Wuerttemberg.
Besohet që 71 njerëz të kenë humbur jetën në përplasjen midis aeroplanit rus të udhëtarëve Tupolev-154 dhe aeroplanit transportues Boeing 757.
Ministri i transportit Ulrich Mueller tha se gjetja e kufomave është prioritare.
“Më e rëndësishmja është të gjenden kufomat. Ne do të përpiqemi t’i identifikojmë, e pastaj t’i kthejmë në vendet e tyre”, tha Mueller.
Zyrtarët rusë thanë se në mesin e pasagjerëve gjendeshin 12 anëtarë të ekuipazhit, si dhe 52 fëmijë dhe të rinj, të cilët ishin nisur në pushime në Spanjë.
XS
SM
MD
LG