Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka shfaqur shpresën për pavarësimin e Kosovës gjatë mandatit të qeverisë së tij, që përfundon pas tre viteve, transmeton agjencia Reuters.
Mbetja brenda Jugosllavisë së dominuar nga serbët nuk është zgjidhje, kurse Serbia dhe Kosova e pavarur mund të jetojnë pranë njëra tjetrës, ka thënë ai.
Pavarësia e Kosovës do të parandalonte shpërthimin e çfarëdo konflikti të ri, dhe do të nxiste zhvillimin ekonomik të saj, kurse ne do të përpiqemi të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen, ka thënë për Reuters-in kryeministri i Kosovës.
Rexhepi gjithashtu ka sugjeruar se Kosova është e gatshme t’i bëjë hapat kryesorë drejt pavarësisë, përfshirë edhe krijimin e kushteve për kthimin e refugjatëve serbë.
XS
SM
MD
LG