Ndërlidhjet

HAGË


Pala jugosllave gjatë negociatave në Rambuje kishte marrë instrukcione të hedhë poshtë marrëveshjen, tha Wolfgang Petritsch, në gjykimin e sotëm të Sllobodan Millosheviqit, të akuzuar për gjenocid dhe krime të luftës në Kosovë.
Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, i dërguari special i Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë konfliktit në vitet 1998-99, e akuzoi Millosheviqin për bllokimin e procesit të negociatave.
Një person i diktonte të gjitha, dhe ky ishte Millosheviqi, tha Petritsch.
Në Ramboulliet ishte fare e qartë se policia dhe ushtria jugosllave do të kryenin masakra në Kosovë, tha Wolfgang Petritsch.
Nga Beogradi njoftohet se edhe zyrtari i lartë i ministrisë së Brendshme të Serbisë, Dragan Karleusha do të dëshmojë kundër ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq në Hagë.
XS
SM
MD
LG