Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH/JERUSALEM


I ballafaquar me presionet ndërkombëtare për reformimin e administratës së tij, lideri palestinez Yasser Arafat raportohet të ketë suspenduar tre zyrtarë të lartë të sigurisë.
Dje në Londër, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara nuk ia dolën të arrijnë qëndrim të përbashkët ndaj pozicionit të Arafatit.
Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha në Bregun Perëndimor se duhet të respektohet vullneti i popullit palestinez.
“U themi amerikanëve se për popullin palestinez ka një të zgjedhur. Cilido që dëshiron të angazhohet seriozisht, duhet të ketë parasysh Yasser Arafatin”, tha Erekat.
Izraeli sot ka vendosur në mënyrë graduale t’u japë fund orëve policore në shtatë qytete palestineze të okupuara nga ushtria izraelite.
XS
SM
MD
LG