Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka shprehur popullit afgan ngushëllimet e amerikanëve, për dëmet e mundshme ndaj civilëve gjatë fushatës së fundit ushtarake anti-terroriste në Afganistan.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se një ekip i përbashkët amerikano-afgan do të zbulojë se “çka në të vërtetë ka ndodhur” gjatë sulmeve të aeroplanëve amerikanë.
Zyrtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë që viktimat të jenë shkaktuar pas reagimit ndaj shkrepjes së armëve që kishin bërë disa dasmorë.
Ministri afgan i mbrojtjes Abdullah Abdullah, tha se ishin vrarë rreth 40 civilë, kurse reth 100 janë plagosur.
XS
SM
MD
LG